Edhe pse Instagrami e ka vështirësuar punën e vëzhgimeve të fshehta, fansave nuk u ka shpëtuar fakti që Selena Gomez ndjek sërish në Instagram, supermodelen Bella Hadid.
E vendosur për të nisur një epokë të re në jetën e saj dhe të bëjë paqe me njerëzit të cilët dikur i ka pasur pranë, Selena e ka nisur “procesin e transformimit” me Bellën, me të cilën nuk kishte komunikim prej dy vitesh.
Nga ana tjetër modelja nuk e ndjek ende Selenën, megjithatë ka pëlqyer një nga fotot e fundit të saj.
Siç duket ish mikeshat po përpiqen të gjejnë një rrugë për të folur sërish dhe të harrojnë të shkuarën me The Weeknd, që ishte dhe molla e sherrit mes tyre. Kujtojmë se në media thuhet se Bella dhe The Weeknd janë sërish bashkë, pasi ata u panë shumë të afërt në ditëlindjen e modeles dhe janë parë disa herë bashkë së fundmi.
/Opinion.al/