Veshja e Sendit nga filmi “Grease” shitet me një çmim marramendës

Veshja ikonike që Olivia Newton John mbante veshur në filmin “Grease” është shitur për plot 405.700 dollarë në një ankand në Beverly Hills.

Shtëpia e ankandeve Julien, bëri të ditur se veshja që shënjoi shndërrimin e Sendit nga një nxënëse shembullore në një vajzë seksi, në filmin e 1978, u shndërrua në hit ndër vite, ndaj u shitën më shumë se dyfishi i çmimit fillestar që ishte parashikuar.

Të ardhurat e grumbulluara nga pantallonat e ngushta dhe xhaketa e lëkurës, dhe sende të tjera nga filmi do të shkojnë për trajtimet kundër kancerit, në një qendër në Australi.

Vetë aktorja, tashmë 71 vjeçare, rrëfeu se ky ankand për të kishte shumë rëndësi, pasi në 2019, kanceri i është rikthyer për herë të tretë, pas diagnostikimit për herë të parë në vitin 1992.

Në ankand u mblodhën gjithsej 2.4 milionë dollarë, ndërsa vetëm një poster i filmit, firmosur nga Olivia dhe John Travolta u shit për 64 mijë dollarë.

/Opinion.al/