Selena Gomez në set me rrobabanjo

Selena Gomez ka bërë disa foto me rrobabanjo, në pishinë ku shfaqet më sexy se kurrë. Fotografitë i ka shpërndarë artisti i make-up dhe fotografi Jake Bailey m 9 Prill, edhe pse ato janë realizuar disa javë më parë.
22 vjecarja edhe pse me flokë të qullura, kishte make-up perfekt.
“Set fotografish në oborrin e pasëm me @byjakebailey,” ka shkruar Gomez në njërën prej fotove.
Ndërsa Bailey ka shkruar “Selena shumë #sexy dhe qull @selenagomez. Faleminderit #selenagomez që je një muzë kaq e bukur”.

Edhe pse fotot duken perfekte, Bailey këmbëngul se ato janë bërë rastësisht.
“Unë dhe Selena i bëmë fotot në oborrin e shtëpisë së saj një ditë që mbaruam punë më shpejt. Unë gjithnjë e mbaj aparatin me vete, kështu që vendosëm të bënim disa foto për qejf.”

Advertisement