Avril Lavigne po punon për një album Krishtlindjesh

Avril Lavigne aktualisht është duke punuar për një album të ri, dhe do të jetë festiv!
Pas luftës me sëmundjen e saj, këngëtarja kanadeze po vijon të ecë më karrierën e saj.
“Gjithnjë kam dashur të regjistroj një album për Krishtlindje, kam vite që dua ta bëj këtë.”
Një gjë tjetër që dëshiron këngëtarja? Të bëj një film.
“Një prej qëllimeve të mia është të marr pjesë në një film, por gjithnjë kam qenë shumë e zënë me turne dhe regjistrime.”
Ende nuk dihet se kur do të jenë gati këngët e reja të festave, por dihet se që këtë muaj Lavigne do të publikojë një këngë të re.
Kënga është regjistruar në mbështetje të Lojrave Speciale Olimpike dhe titullohet “Fly”.

Advertisement