Selena Gomez mban fjalimin frymëzues pas problemeve me ankthin

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez vitin që lamë pas u përball me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë arsye qëndroi për një kohë të gjatë në rehabilitim.

Disa ditë më parë ajo fitoi çmimin “McLean” pasi është treguar mjaft e hapur për të folur rreth problemeve që ka kaluar me ankthin. Pas marrjes së këtij çmimi ajo ka mbajtur një fjalim ku është shprehur:

Advertisement

“Mendoj se ndihemi më mirë kur tregojmë të vërtetën dhe kjo është e vërteta ime. Vitin e kaluar unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk isha e aftë të ecja përpara. Nuk mundesha të buzëqeshja ose t’i bëja gjërat të dukeshin normale.

Dukej sikur gjithë dhimbja dhe ankthi më pushtoi menjëherë dhe ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime. Kërkova mbështetje dhe mjekët më dhanë një diagnozë të qartë. Në momentin që mora atë informacion, u ndjeva njëherësh e tmerruar dhe e lehtësuar.

Unë kurrë nuk kisha marrë një përgjigje të plotë, nuk isha e vetëdijshme për gjendjen. Kështu që fillova të përballesha me të, pasi nëna ime më ka mësuar që e vogël si të përballem me frikërat e mia dhe sfidat. Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo gjë ka kaluar, mund të them se pas një 1 viti me punë intensive unë jam më e lumtur, më e shëndetshme dhe kam nën kontroll emocionet e mendimet e mia. Kështu që jam shumë e lumtur për këtë gjë”,-ka përfunduar Gomez, e cila pas këtij fjalimi është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit.

/Opinion.al/