Sekreti i Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin

Edhe pasi njoftuan se do të ndaheshin, Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow janë parë shpesh herë bashkë, kjo sepse ata, sic e kanë thënë edhe vetë, janë përpjekur gjithnjë të jenë të bashkuar për hir të fëmijëve.
Tashmë ka një provë të madhe që tregon se sa mirë e ruajnë ata marrëdhënien: cifti ishte ndarë prej një viti, para se të bënin njoftimin zyrtar.
“Ne ishim ndarë që një vit më parë, por na duhej të mësoheshim me situatën që nuk ishim më bashkë por sërish duhej të ruanim marrëdhënien. Nuk ka qenë e thjeshtë për asnjërin prej nesh”, ka thënë Paltrow.

Advertisement