Sekreti i formës perfekte

Një nga modelet më të njohura të viteve ‘90, ka deklarua se e rëndësishme është të ndihesh mirë e të argëtohesh duke bërë sport. 47 vjeçarja i nis këshillat e saj me fjalinë se të gjithë duhet të argëtohen. “Argëtohuni dhe merruni sa më shumë me sport. Mos u shqetësoni për siluetën tuaj, por për mënyrën sesi ndiheni. Unë gjithnjë pyes veten si ndihesh sot? ” Ajo ka thënë se merret me shumë sporte: “Sportet më pëlqejnë, jam australiane dhe më pëlqen shumë të udhëtoj. Bëj sërf, ski, di të kalëroj si dhe bëj ekskursione, por nuk jam e fiksuar pas dietës.” Modelja së bashku me aktorin Ashton Kutcher ishte një nga personazhet që dorëzoi një çmim në ceremoninë e ndarjes së Golden Globe.

Advertisement