Artistja ishte e bindur se fansat do t’a kuptonin gjatë koncerteve në New York në fillim të gushtit, pasi ekzekutimi i koreografive të komplikuara ishte vërtetë shumë i vështirë. Gjatë një bisede mbi DVD-në e saj 'Beyoncè Live at Roseland' ajo ka thënë: “Gjatë gjithë kohës mendoja të gjithë e dinë, të gjithë e shohin. Kur je shtatzënë është pak e vështirë të marrësh frymë, ndaj e kisha të vështirë të bëja të gjithë koreografinë dhe të këndoja në të njëjtën kohë”.
E ndërsa Beyoncè e mbajti sekretin mirë deri sa erdhi momenti i njoftimit, mikesha e saj Kelly Rowland nuk ja doli dot që të mos tregonte se bebja do ishte vajzë: “Jam shumë e lumtur për motrën time dhe të shoqin. Ata janë kaq të lumtur në këto momente e unë jam shumë e lumtur për ta. Nuk e kam idenë se ç’do t’i blej Beyoncè-s për baby shower, sepse Jay do t’i blejë vogëlushes çdo gjë të mundshme. Ajo nuk do të llastohet, por do të ketë përkujdesjen maksimale. Unë jam gati për të bërë babysitter-in dhe jam shumë e mirë në ndërrimin e pampersave”,- ka thënë Kelly për Bang Showbiz.