Vjen më në fund trailer-i i parë i dokumentarit të David Bowie: The Last Five Years 

Dokumentari i HBO për Bowie, dy vjet pas ndarjes së tij nga jeta, ka për të qënë i mbushur me emocione për gjithë adhuruesit e tij.

Advertisement

“Pesë vitet e fundit” do të përqëndrohet në dy albumet e fundit të artistit, “The Next Day” dhe “Blackstar”, si dhe shfaqjen muzikore “Lazarus”. Dokumentari përfshin gjithashtu  intervista me disa nga shokët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Tony Visconti apo Gail Ann Dorsey, Catherine Russel, Maria Schneider dhe Robert Fox. Trailer-i hapet me singëllin e tij emocionues “Lazarus”, duke na përgatitur kështu për atë që do të shikojmë në momentet më intime të viteve të fundit të artistit.

Dokumentari pritet të vijë në ekran më 8 janar nga HBO, datë kjo kur artisti do të kishte  71 vjetorin e lindjes së tij.