Së shpejti vijnë “Kimoji”

Kim Kardashian ka falenderuar 55 milionë ndjekësit e saj në Instagram duke thënë se i do shumë, ndërsa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lançojë një aplikacion, me ikonat e saj personale, të quajtura “Kimoji’’.

Falë këtyre ikonave, të gjithë do kenë mundësinë të dërgojnë fytyrën ose trupin e Kim Kardashian, në mesazhe apo në rrjetet sociale.

Advertisement

Foto selfie të Kim, të pasmet e saj, produktet personale, si korseja, atletet apo buzëkuqi, si dhe shprehje të fytyrës së saj, janë disa prej këtyre ’emoji’.