Scarlett bëhet nënë

Ah sa shumë gjëra kanë ndryshuar që prej Shkurtit 2013. Asokohe  Scarlett Johansson deklaroi për britaniken ELLE: “Nuk do të bëjë fëmijë tani së shpejti. Jam në një lidhje shumë të mirë, jam duke punuar shumë ndaj fëmijët nuk janë prioritet për momentin”. Por dje, aktorja 29 vjeçare dhe i fejuari Romain Dauriac, kanë mirëpritur në këtë botë vogëlushen e tyre. Në një deklaratë të lëshuar nga çifti për Associated Press mësohet se vajzën e kanë quajtur ROSE (një emër kaq i ëmbël, kaq klasik dhe kaq normal) dhe se nuk duhet të presim foto të saj së shpejti. Nuk do të shohim as foto paparazzi, pasi Dauriac dhe Johansson në mënyrë delikate i kujtuan shtypit se janë përkrahës të nismës NO KIDS POLICY, një përpjekje e njerëzve të famshëm për t’i mbajtur bijtë e tyre larg syve të publikut.

Me jetë të gjatë vogëlushja ROSE!

Advertisement