Mary J. Blige | “Right Now”

Këngëtarja R&B Mary J. Blige ka qenë e zënë me regjistrimet albumit të saj të ri në Londër. Albumi titullohet “Mary J. Blige: The London Sessions” dhe do të publikohet në muajin Nëntor. Më në fund është publikuar një këngë nga ky projekt dhe bëhet fjalë pikërisht për “Right Now”. Singëlli n’a prezanton me një tingull të ri të Diva-s, është shkruar dhe prodhuar nga Disclosure, Sam Smith dhe Jimmy Napes, e përputhet në mënyrë fantastike me vokalin e Mary-t teksa i këndon një të dashuri që refuzon të angazhohet seriozisht.

Për më tepër dëgjojeni pak më poshtë “Right Now”.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/s6wJirn_dVY&showinfo=0&rel=0]