Ermal Meta, do të konkurojë për të tretën herë radhazi në skenën e edicionit të 68-të të Sanremos.
Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, e cila trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga Claudio Baglioni, Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino.
Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.
Kujtojmë që vitin e kaluar këngëtari shqiptar ka fituar “Çmimin e Kritikës Mia Martini” për këngën e tij “Vietato Morire” si dhe iotimi i jurisë, gazetarëve dhe publikut e renditi atë në vendin e dytë në garën finale.