Të ardhurat e prodhuesit të smartfonave “Samsung” për tremujorin e fundit të vitit 2016 janë dyfishuar më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot kompania koreanojugore e smartfonave në një depozitim të tregut të aksioneve.
“Fitimi neto për tremujorin u rrit në 6,13 miliardë dollarë pas rritjes së çmimeve të paneleve të ekranit dhe të kartave të memories”, tha Samsung.
Fitimet për tremujorin e fundit të vitit 2015 ishin 3,22 trilionë von (monedha koreanojugore – shën. i përkth.).
Shitjet e celularëve u rritën për shkak të shitjeve të smartfonëve premium të Samsungut, “Galaxy S7” dhe “S7 Edge”.