Samanta Karavella bën ndryshimin drastik në look dhe mezi e njohëm

Samanta Karavella nuk eksperimenton shpesh me look-un, por ditën e sotme na ka surprizuar të gjithëve. Ajo ka treguar prej disa ditësh se po përgatit projektin e ri muzikor të cilin është duke e finalizuar. Dhe në rrjete sociale ka publikuar së fundmi disa foto shihet bjonde dhe me flokë të shkurtër.

Samanta duket tërësisht njeri tjetër me këtë pamje, teksa nuk përjashtohet mundësi që artistja të ketë vendosue paruke siç ndodh zakonisht në videoklipe. Megjithatë, ajo është komplimentuar nga fansat e saj që po presin me padurim ta shohin klipin e ri të saj.

Advertisement

Kujtojmë se kënga e fundit e saj është “NKN”, në bashkëpunim me Skerdi Agon.