Sam Smith ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një singëll të ri. Madje më shpejt nga ç’mund ta prisni 🙂 Të premten më 18 shtator do të publikohet “Diamonds”. Ky është singëlli i dytë i artistit pas “To Die For”, singëllit të publikuar në shkurt. Këto muaj artisti britanik ka realizuar edhe bashkëpunime tē tjera, përmendim “I’m Ready”me mikeshën Demi Lovato dhe më të fundit “My Oasis” me Burna Boy.
Në mars Sam Smith i kish lajmëruar fansat se do ta shtynte për një moment të dytë më të qetë lançimin e albumit të tij të ri, të cilit do i ndryshonte dhe emrin. Kujtojmë se “To die for” ish planifikuar të dilte në treg më 1 Maj.