Salsano Rrapi dhe partnerja e tij, Erjona Kakeli, janë ekspertë të mbajtjes së jetës private për vete. Bashkë prej shumë vitesh ata nuk kanë zgjedhur ta shndërrojnë historinë e tyre në një shfaqje të hapur për publikun. Edhe shtatzënia e Erjonës dhe lindja e vajzës së tyre, që ende nuk e kemi parë në foto, kaloi në privatësi me vetëm pak lajme dhe disa foto shumë diskrete të aktores, kushtuar së bijës, siç janë dora e saj, apo një palë papuçe të vogla.
Megjithatë, kështu si pa zhurmë, që merret vesh vetë dhe nuk ka nevojë për komente apo statuse të gjata e të sheqerosura që e njoftojnë, duket se na kanë zbuluar që Erjona është shtatzënë. Në një foto me miq nga Dhërmiu, ku Salsano dhe partnerja e tij po kalojnë pushimet, barku i aktores duket shumë i rrumbullakosur. Erjona ka të drejtën e saj për të pasur një bark të rrumbullakosur dhe për këtë arsye nuk e kemi shpallur me siguri lajmin e shtatzënisë, por…ajo është shumë elegante dhe kanë kaluar rreth 19 muaj që kur ka lindur vajzën dhe pavarësisht kujdesit tonë që po e ruajmë deri në fund, mendimi i parë dhe i fundit në këtë foto është që Erjona po pret një fëmijë dhe Salsano do të bëhet baba për herë të dytë.

Duke i njohur, vështirë që do marrim vesh ndonjë gjë të sigurt prej tyre…por që do merret, në një mënyrë, do merret. Familja e Salsanos dhe Erjonës mund të jetë duke u zgjeruar…dhe ne, siç shkruhet në internet, nuk mund të rrimë të qetë!

Advertisement