U bënë vite tashmë që Armina Mevlani është lidhur me djalin e ish-kryeministrit,  Shkëlzen Berishën.

Dhe pse ata janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, çifti i ka menaxhuar shumë mirë si komentet pozitive edhe negative, sidomos ato për jetën luksoze të Arminës.

Advertisement

Për herë të parë është pyetur edhe Berisha. I ftuar në emisionin “Byro Politike” e gazetari Baton Haxhiu kaloi nga politika në showbiz. Ai tha se i kishte ngelur merak ta pyeste ish-kryeministrin për partneren e djalit të tij që sipas Batonit ka krijuar imazhin e një personi të pasur.

Batoni e pyet: Doktori është njëri prej atyre që flet për varfërinë, si e gjykon jetën e partneres së djalit dhe blogeres që krijon imazhin se është shumë e pasur?

Ndërsa Berisha ju përgjigj:

A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës.