Saksofoni i Clinton në ankand

Ish presidenti i SHBA ka deklaruar se kjo do të ndodhë në një mbrëmje bamirësie që do të zhvillohet në Cap D’Antibes (jug i Francës), objektivi i të cilës është të mblidhen fonde për të luftuar kundër Sidës. Ankandi do të zhvillohet në prezencë të Sharon Stone e cila do të jetë e ngarkuara të prezantojë këtë eveniment në hotelin lluksoz Cap-Eden-Rock. Këtë vit i ftuari i nderit do të jetë Bill Clinton, por nuk do të mungojnë dhe të tjerë personazhe të njohur si Quentin Tarantino, stilistja Donatella Versace, aktorët Joshua Jackson, Elizabeth Hurley, Mike Meyers, Michelle Yeoh dhe Eva Green.

Advertisement