Kim Kardashian e ka mbajtur larg mediave djalin e saj Saint West. Pak më herët, vogëlushi bëri shëtitjen e parë në publik dhe iu bashkëngjit familjes në xhirimet e “Keeping Up With The Kardashians”. Një ditë më parë, Kim postoi një video të djalit të saj 8 muajsh duke qeshur teksa e ëma e përkëdhelte dhe luante me të. Kim më herët ka thënë se fansat e saj ishin shprehur shpesh që i biri ndoshta nuk ekzistonte, sepse ajo nuk postonte fotot të tij në rrjete sociale. Megjithatë, ylli i reality show ka shpjeguar se nuk ka postuar foto të të birit pasi donte që ai të dilte në park si çdo njeri normal pa pasur vëmendjen e kamerave pas vetes gjatë gjithë kohës. “Shumë njerëz mendonin se nuk kisha një fëmijë pasi nuk postoja foto të tij. Tani mund ta shihni, është i vërtetë dhe është pafundësisht i adhurueshëm”.