Ai ka ditur të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes si aktor i rëndësishëm politik, por në një moment si ky i tanishmi, për Saimir Tahirin gjëja e fundit që do të mund të mendonte ishte datëlindja e tij.
Ish-ministri, ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe ndjekësit e tij për urimet që ka marrë, por edhe në këtë falenderim ai nuk e ka shmangur dot situatën dhe gjëndjen e tij.
Një video e përkthyer nga CNN, duket se narratori shpjegon një të vërtetë të dukshme me simbolikën e një “molle” që nga njerëzit kërkon të imponohet se ajo në foto është një “Banane”. Video mbyllet duke shkruar “Mbi të gjitha Faktet”, sepse sado të bërtitet që nuk është e tillë, ajo mbetet një mollë.
Deputeti Tahiri ka mbushur 38 vjeç dhe surpriza nuk i ka munguar as këtë vit nga mbështetësit e tij, të cilët e kanë surprizuar me një tortë e fishekzjarre poshtë shtëpisë. (video më poshtë)