Ka pritur shumë vite për të publikuar një punë të re dhe duket sikur janë publikuar po ato këngë të albumit të mëparshëm, por me tituj të ndryshëm. Sapo ka dalë në treg albumi SOLDIER OF LOVE, i paraprirë nga singëlli me të njëjtin titull ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Sade nuk ka ndryshuar asgjë nga looku i saj, as nga tingulli i këngëve, e megjithatë të shkakton ndjesi si askush tjetër në këto kohë ku mbretëron muzika elektro pop. Kjo është mrekulli! Artiste të kalibrit Sade, zorr se mund të krijohen e lënë gjurmë sikurse ajo. SOLDIER OF LOVE është albumi i parë i Sade që prej publikimit të atij të fundit LOVERS ROCK 10 vite më parë, pasuesi i atij të para 8 viteve LOVE DELUXE. Ashtu sikurse paraardhësit albumi SOLDIER OF LOVE është melankolik, me atmosferë R&B dhe soul shumë të bukur, perfekte për të derdhur lot në çdo divan. Sade vazhdon të bëjë hite në të njëjtin stil: tinguj dhimbjeje nga dashuria, të shprehura me pëshpërima me një sens rezerve tipik britanik.
Advertisement