Ylli i kinemasë u surprizua kur pa se nga sa shumë fansa u rrethua gjatë një udhëtimi në Meksikë dhe kur zbuloi përse e ndiqnin kaq shumë karrierën e tij atje. “Rreth 20 vite më parë kur fillova me serialin “PRINCI I BELLE AIR-it”, kishte një trupë aktorësh latino amerikanë që e përkthenin atë. Ato nuk bënin një përkthim të thjeshtë, por edhe korigjonin disa shaka që unë bëja në serial, por që nuk funksiononin për audiencën Latine. Ndaj seriali “PRINCI I BELLE AIR-it” u bë një hit i madh në të gjithë vendet Amerikano Latine. Kur shkova në Mexico City nuk ja kisha idenë se ishte aq shumë i suksesshëm. U ndjeva i nderuar dhe u përpoqa të flisja në spanjisht e t’u shpegoja të gjithëve se si më bënin të ndihesha”,- ka shpeguar Will.


