Albumi ka shitur 436.000 kopje duke u renditur kështu si albumi me shitjet më të mëdha javore pas 1.1 milion shitjeve të albumit BORN THIS WAY të Lady Gaga. Ky album është i 12-ti në karrierën e Jay-Z që renditet në vendin e parë të klasifikimeve dhe i 5-ti për Kanye West. Për Jay –Z kjo arritje e re e bën atë artistin e parë solo që ka pasur më tepër albume në vendin e parë në historinë e klasifikimeve. Vetëm Beatles kanë pasur më shumë albume në vendin e parë, 19 të tillë.