Në video ka çdo gjë, që nga fustani i bardhë i nusërisë e deri tek skenat aksion të zënkës Brit-Brit. Sigurisht që nuk mund të mos binte në sy të shikuesve reklamimi i markave të ndryshme në video si Sony, firma kozmetike Make Up Forever dhe një website PlentyOfFish.com.
Në një pjesë të videos, Britney shfaqet duke kënduar singëllin e saj në një televizor gjigand Sony me logon shumë të dukshme.

Në një tjetër duke sprucuar parfumin e saj e duke u trukuar me Make Up Forever.


Thuhet se çuditërisht site-i Plenty Of Fish ka paguar rreth 200,000$ për t’u shfaqur në video në momentin që Britney kërkon diçka në kompjuter.

Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që kompani të ndryshme kanë paguar për të qenë prezente nëpër video muzikore. Edhe kompania amerikane American Dating Agency u shfaq vjet në videoklipin TELEPHONE të Lady Gaga dhe Beyoncè.


