Gjatë kohës që ai mundohej të dilte nga vendi ku kish parkuar, pa dashje takoi me një makinë tjetër. Ai kapi pasqyrën e makinës dhe duke mos dashur të largohej ashtu, pa lënë asnjë shenjë, vendosi t’i shkruajë një pusullë të zotit të makinës, i cili kur të vinte do të shihte se makina e tij ishte pak e dëmtuar. Në pusullë kishte shkruar: “Ej më vjen shumë keq. Pa dashje godita pak pasqyrën tuaj! Më vjen shumë keq! Do të mbuloj çdo shpenzim. Ben”. Ben është kapur nga kamerat e sigurisë që gjendeshin aty dhe kishin fiksuar momentin kur po shkruante pusullën. Ky episod ka ndodhur në Santa Monica, në Kaliforni dhe është raportuar nga Daily Mail. Shihni dhe disa foto të këtij momenti. Ndërkohë mund të merrni dhe Benin në telefon, meqë ka shkruar numrin e tij. :p