Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejtë dasmës së Chiara Ferragnit në shtatorin e vitit të kaluar… Tre fustane Christian Dior, avionë privatë dhe një tortë me madhësi spektakolare dhe aspak njerëzore. Kaq do të ishte e mjaftueshme për të “tundur” çdo skeptik të mundshëm rreth ndikimit të blogerëve të modës në jetën e çdokujt.
Bota e këtyre influencuesve të mëdhenj të modës dhe biznesit po përjeton një ekspasion të shpejtë, sepse ato arrijnë që me stilin e tyre të ndërtojnë karriera fitimprurëse e njëherësh të jenë imazhe frymëzuese në të gjithë botën.
Në disa raste, mundësitë e bërjes së parave mund të jenë befasuese, me blogeret e famshme që kapin mijëra dollarë fitime për një postim të vetëm. Që të jesh me stil, kushton dhe kjo duket tek të gjashta këto vajza të famshme! Mjafton një shikim i shpejtë në rrjetet e tyre sociale dhe kupton gjithçka.
1
2
3
4
5
6
/RevistaClass/