Kylie Jenner edhe një herë po na tregon se sa e vështirë është të jesh në qëndër të vëmëndjes.
“Mendoj se njerëzit duan që gjithnjë ti kem flokët e bukura. Ata presin që të vishem në një mënyrë të caktuar, gjithnjë të lyhem dhe të vesh taka”, ka thënë ajo për Adweek.
“Mua më pëlqen të vishem bukur, gjithnjë më ka pëlqyer… por ndonjëherë është e lodhshme, nëse kthehet në dicka të përditshme.”
Kylie gjithashtu ka sqaruar se pavarësisht se është shumë aktive në rrjete sociale, një pjesë e madhe e jetës së saj mbetet private.
“Nuk tregoj shumë për marrëdhëniet e mia, ose gjëndjet e mia të humorit”, ka thënë ajo.