Dy yjet e popit duan që t’a bëjnë realitet këtë ide vitin e ardhshëm. Teksa përgatitet të lançojë albumin e ri LOUD në mes të nëntorit, Rihanna ka shprehur gjithë admirimin për kolegen britanike. Veç të tjerash ajo e ka cilësuar Cheryl-in si “femra më e bukur që ka parë ndonjëherë”. Sapo ka mësuar këtë lajm Cheryl ka thënë: ”Mendova se ishin gabuar kur më treguan se Rihanna dëshironte të bashkëpunonte me mua”. Gjithsesi ajo është ndier e nderuar për këtë propozim dhe ka konfirmuar se me siguri në 2011-ën do të bëjnë diçka së bashku.