Sa dasma më 10 Korrik!

    Emily Blunt dhe John Krasinski, Carrie Underwood dhe VJ I MTV La La Vazquez do të shkëmbejnë premtimet e dashurisë, me shumë pak orë diferencë nga njëri-tjetri. Sipas revistës amerikane Life And Style Blunt do të bëhet Znj. Krasinski, Underwood do të martohet me lojtarin e hockey Mike Fisher në Gjeorgji dhe Vazquez do të martohet me partnerin e shumë viteve yllin e basketbollit Carmelo Anthony. Sipas raportimeve Vazquez do të veshë një fustan nga Vera Wang.

    Advertisement