Rusi – Sot ditë zie për viktimat e shpërthimeve të djeshme

Korrespondenti i BBC-së në Moskë thotë se në qytet është forcuar siguria, për shkak të shqetësimeve se mund të ketë një valë tjetër sulmesh. Autoritetet besojnë se sulmet me bomba u kryen nga rebelë nga rajoni i Kaukazit të Veriut. Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal për të luftuar atë që ai quan rrjet global terrorist. Ai po fliste në samitin e G8-s në Kanada. Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u bëri jehonë komenteve të tij duke thënë se bota është duke u përballur me një armik të përbashkët.

Advertisement