Zëdhënësi Andrei Nesterenko tha se politika e aleancës mbi këtë çështje është “gabim i pafalshëm dhe e gjykuar të dështojë”. Nesterenko tha se Rusia është e “hutuar” nga raporti i botuar më 20 mars në Nju Jork Tajms, i cili citon zyrtarë të NATO-s të kenë thënë se “forcat amerikane nuk çrrënjosin më” bimë të opiumit. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur dyshime rreth fushatës për çrrënjosjen e opiumit, duke vlerësuar se kjo e dëmton pjesën më të varfër të popullatës në Afganistan, e cila kultivon opiumin për të bërë heroin.

Advertisement