Ministri rus i Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, u arrestua dje në mbrëmje pasi dyshohet se ka marrë rryshfet prej dy milionë dollarësh në kuadër të një marrëveshje nafte, njoftoi sot Komisioni i Hetimit në Rusi.

Në një komunikatë të Komisionit të Hetimit, organi kryesor i hetimit në Federatën e Rusisë, deklaroi se “Ulyukayev ishte arrestuar në kuadër të një hetimi mbi një korrupsion të shkallës së gjerë”.

Advertisement

Sipas komunikatës, “ministri i Ekonomisë ka marrë dy milionë dollarë në këmbim të miratimit të tij për blerjen e kompanisë transportuese të naftës Bachneft nga gjiganti rus i prodhimit të naftës Rosneft, që ka ndodhur tetorin e kaluar”.