Vajza e gazetares së njohur, Rudina Xhunga dhe ish zv.ministrit Dritan Hila, Alana festoi 4-vjetorin. Surpriza nuk ka qenë e këndshme për prindërit. Ish-diplomati, Dritan Hila është irrituar pas prerjes së tortës të cilën ata e kanë porositur në një prej pastiçerive të kryeqytetit. Në faqen e tij në Facebook, Dritan Hila ka publikuar foton e tortës dhe ka denoncuar publikisht këtë pastiçeri.

Ja statusi në Facebook:
“Tortë e blerë një djall e gjysëm tek “Pastiçeri Reka”, me një suprizë si lëkurë gomari që nuk e prisje dot as me thikë sharre, pasi torta bëhej përshesh. Në vend se t’iu jepja kalamajve një copë tortë, merrnin një shuk brumi me sheqer.
M’i bënë nervat kaçurrel. Prandaj i ka ecur ters Zogut mbretërimi se paska marrë tortën e dasmës tek këta”.

Advertisement