Ka shkuar në 50 numri i personave të mbetur të vrarë dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi terrorist në Las Vegas, ku një person goditi mbi turmën në një koncert muzikor.

Një person i armatosur, i identifikuar si 64-vjeçari Stephen Paddock, hapi zjarr nga kati i 32-të i Hotelit “Mandalay Bay” drejt turmës së mbledhur në Festivalin e muzikës contry në një ambient të hapur. Sipas policisë i dyshuari, që mendohet të jetë banor vendas, është vrarë, por policia po kërkon një shok që udhëtonte me 64-vjeçarin si një “person me interes”, shkruan BBC.

Advertisement

PHOTO:Las Vegas strip shooting after a gunman opens fire near Mandalay Bay casino, Oct 1, 2017.

Sherifi, Joe Lombardo, tha se policia besonte se vrasja ishte një sulm “i vetmuar”, por konfirmoi se po përpiqeshin të gjenin një femër aziatike të quajtur Marilou Danely.