Rrëzohet PINK

Performanca e këngëtares pas incidentit u ndërpre menjëherë dhe u dërgua në spital. Lajmi është bërë publik nga NME.com dhe Pink mësohet të ketë thënë: ”Më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë të gjithë fansave të Norimberga që e përfundova spektaklin në këtë mënyrë. Jam në ambulancë, por tani çdo gjë është ok”. Pasi e ka marrë pak më tepër veten këngëtarja ka shkruar personalisht edhe në Twitter: ”Nuk kam thyer asgjë, nuk kam ujë në mushkri, jam plagosur shumë por do t’a marr veten shpejt”. Për momentin stafi i këngëtares nuk ka njoftuar ende nëse turneu veror i saj do të vazhdojë në Europë.

Advertisement