Rrëzohet avioni me 71 pasagjerë i nisur nga Moska.

Avioni u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, në jug-lindje të Moskës.

Advertisement

Mes 71 personave që humbën jetën ishte edhe 29-vjeçarja Anastasia Slavinskaya, e cila punonte si stjuardesë. Mes viktimave është edhe kolegu i saj Sergey Gambaryan, 34 vjeç.

Zyrtarët rusë thanë se 65 viktimat dhe 6 anëtarët e bordit të avionit nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Dëshmitarët u shprehën se kishin parë rrënojat nën flakë të avionit teksa binin nga qielli në një hapësirë të mbuluar nga dëbora.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga zona ku kanë rënë pjesë të avionit të shkatërruar që në ajër.