Demi Lovato ka kënduar në Instagram Stories një pjesëz nga singëlli i saj më i ri “Still Have Me”. Në shumë pak sekonda u ka dhuruar fansave disa nota të larta marramendëse! Ja dëgjoje që të na besosh 🙂
“Still Have Me” ka një domethënie shumë të madhe për Demin: është një baladë që tregon se sa e rëndësishme është ta duash veten e të mbështetesh tek ajo sidomos pasi një histori dashurie ka përfunduar.
E pamundur që të mos na shkojë mendja tek historia e dashurisë së aritstes me Max Ehrich që sapo ka përfunduar. Çifti nuk është ndarë aspak mirë. “Demi nuk do të ketë më kontakte me MAX. Është totalisht e zhgënjyer nga mënyra se si ai e trajtoi historinë e tyre nëpër rrjetet sociale. Nuk do të bëjë më me të”,- ka treguar një burim për E! News