Rrëfimi prekës i Georgina-s! Ngjarja e dhimbshme që parapriu humbjen e djalit të saj gjatë lindjes!

Georgina Rodriguez zbulon se pësoi tri aborte para humbjes së djalit të saj, Angel, gjatë lindjes.

E dashura e Cristiano Ronaldos, 29-vjeçe, ka bërë rrëfimin rrëqethës gjatë episodit të parë të sezonit të dytë të dokumentarit të saj “I am Georgina”.

Advertisement

Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa prisnin binjakë, vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi, ndërsa djali tjetër vdiq gjatë lindjes.

Para kësaj ngjarje të dhimbshme, Gio kishte pësuar 3 aborte të njëpasnjëshme dhe pritjen e binjakëve e kishte përjetuar me shumë frikë.

“Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj para lindjes së binjakëve të saj ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tri aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë,-tregoi modelja.

Georgina do të tregojë agoninë e saj të dëshpërimit në sezonin e ri të dokumentarit, që do të publikohet më 24 mars.

Kujtojmë që Georgina Rodriguez ka vajzën Alana, tre vjeçe, me Ronaldon, ndërsa futbollisti ka edhe djalin Cristiano Jr, 11 vjeç dhe binjakët Eva dhe Mateo, katër vjeç secili.