Bebe Rexha konfirmon albumin e ri!

Kanë kaluar afro dy vite që nga albumi i saj më i fundit dhe njëherësh i dyti në karrierë, “Better Mistakes”.

Por tani, Bebe Rexha është gati për të sjellë për fansat albumin e saj të tretë në karrierë, i cili mban titullin thjesht “Bebe”.

Advertisement

Artistja me origjinë shqiptare ka konfirmuar edhe datën e publikimit që pritet të dalë më 28 Prill.

Pjesë e albumit të ri muzikor pritet të jetë edhe një bashkëpunim me Dolly Parton të cilën artistja e ka cilësuar ikonë të muzikës. Kënga me titull ‘Season” flet për ndryshimin e stinëve, por edhe dëshirën për të ndryshuar si person.

Lajmi për albumin e ri vjen pasi këngëtarja publikoi këngën e re “Heart Wants What It Wants”. Këngëtarja pak kohë më parë gëzoi fansatkur njoftoi edhe një turne veror me 20 data, i cili fillon më 31 Maj. Biletat do të dalin në shitje më 24 Mars.