Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj të parë.
Në përpjekje për të zbuluar më shumë detaje nga ajo që po ndodh me jetën e saj pas martesës me deputetin Artan Gaçi ajo ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”. “Kam qenë pak fanatike që zhvillimet në jetën time të ndodhin sa më larg mediave apo gazetave, për aq sa është e mundur. Po kaloj një periudhë të qetë, shumë të lumtur, duke qenë se bëhem nënë për herë të parë dhe emocionet që më kanë përshkuar këto kohë kanë qenë shumë të bukura e të veçanta në përjetimin tim – thotë Olta. Ajo zbulon se çifti po pret një vajzë, gjë që për të është një kënaqësi më shumë ndërsa për emrin thotë se nuk ka menduar ende. “Gjithmonë kam dashur një vajzë, meqë më pyesni për preferenca paraprake e, me sa duket, dëshira ime do të plotësohet”. Olta ka zbuluar se miqësia me Tanin u forcua gjatë grevës së urisë në bulevard. “Nuk kanë qenë as batutat e as shkëmbimet e shpenguara që na kane bërë t’i biem në sy njëri-tjetrit. Ka qenë një miqësi e fortë e lidhur në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë…”. Xhaçka gjen rastin edhe të thumbojë se nuk është martuar në një kala (siç bëri ministri Veliaj). “Për ne ishte e rëndësishme që të mos abuzohej me informacionin, siç në fakt u bë me tendencë ose gabimisht në disa media, a thua se ceremonia zhvillohej në Kala të Prezës e për disa, në Kala të Petrelës, kur në të vërtetë ceremonia zhvillohej në një lokal në të dalë të Tiranës, te një miku ynë artist, që i jemi shumë mirënjohës për gjithçka na vuri në dispozicion”.