Rrëfimi i Brad Pitt 3 vite pas divorcit: “I çova gjërat aq larg…”

Tre vite pas divorcit me Angelina Jolie, aktori Brad Pitt ka folur për herë të parë për një periudhë të vështirë të jetës së tij. Në një intervistë për ‘New York Times’ , ai foli për problemet dhe abuzimin me alkoolin, duke kaluar kufijtë dhe duke i çuar gjërat shumë larg.

“I çova gjërat shumë larg dhe alkooli ishte një ves nga i cili duhej të lirohesha absolutisht”. Aktori përveçse duhej të tregonte një vullnet të hekurt, pranoi gjithashtu se ka kërkuar ndihmë. Dhe nëse miqtë, kolegët, familjarët dhe të afërmit ishin të gatshëm për t’ia ofruar, aktori dëshironte të shkonte përtej rrethit të tij të besimit.

Advertisement

“Në atë kohë po ndodhnin shumë ngjarje në familjen time, ta pranojmë. E vërteta është se të gjithë ne durojmë shumë dhimbje, vuajtje dhe braktisje. E kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke u fshehur, por ajo gjë qëndron gjithmonë aty, Brenda jush. Dhe herët a vonë ato kuti duhen hapur”, foli aktori duke pranuar se vendosi t’i linte mënjanë fjalët e të atit: “Tregohu i fortë dhe mos i trego askujt që je i dobët”.

Ai iu bashkua një grupi alkoolistësh anonimë, gjë që e ndihmoi të nxirrte jashtë gjithçka të keqe që ndodhej brenda tij, ta shihte të vërtetën në sy dhe ta fitonte këtë betejë.

/Living/