Të gjithë bëjmë mëkate, disa i themi, e disa i mbajmë të fshehta…
Por Kastro, si tip i hapur që është, ka rrëfyer mëkatin që bëri vitin që kaloi. Teksa ishte i ftuar në Thumb, ai u pyet se cili ishte mëkati më i madh i vitit 2017.
“Mëkati më i madh që kam bërë në 2017-ën është që nuk kam bërë fëmijë”, u shpreh ai.
Kështu që prisni që këtë vit Kastro të bëhet sërish baba, ose le të shpresojmë…