Pas suksesit që bëri kënga më e fundit e Encës, “Dua”, këngëtarja foli për herë të parë rreth saj.

Në një intervistë për Prive, si fillim ajo tha se njeh dikë që gjendet në pozitën e secilit personazh në videon e “Dua”. Pra, në pozitën e të dashurës, burrit dhe gruas. E më pas shtoi:

Advertisement

“Normalisht meqë këngën e kam shkruar vetë, kam pasur një pikënisje personale emocionale. Nuk ka qenë aq tragjike sa në video, sepse për të krijuar një minifilm na duheshin detaje më tragjike. Nuk kam kaluar deri aty. Ka disa të vërteta nga historia, si përshembull djegia e vilës [qesh]. Përveç kësaj, asgjë tjetër nuk është shumë personale nga videoja.”

Vetëm djegia e vilës?!

 Për më tepër, teksa po shkruante tekstin Enca, një pjesëtar i skuadrës me të cilën po punonte, po e gjuante. Enca qartëson se nuk ndodhi asgjë, por nuk thotë gjë nëse personi në fjalë është i martuar apo jo…