Një shqiptar që kishte rrahur barbarisht të dashurën e tij pasi ajo kishte hapur një adresë në Facebook është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata italiane.

Ngjarja ka ndodhur në Rovigo të Italisë 3 vite më parë, kur Renato Xhija, 30 vjeç, me origjinë nga Shijaku, që njihej për temperament tejet agresiv, ka ushtruar dhunë barbare ndaj të dashurës, vetëm sepse ajo kishte hapur profil në rrjete sociale.

Advertisement

Sipas mediave italiane, Xhija nuk e lejonte të dashurën as të fliste me të afërmit apo miqtë e saj, por e kufizonte në çdo gjë.

Në sallën e gjyqit, vajza ka thënë se Xhija madje e kishte kërcënuar se do t’i digjte fytyrën me acid dhe e quante shpesh prostitutë.