Edhe pse Roza mund të jetë moskokëçarëse ndaj atyre që shkruhen nëpër portale, kur këto të fundit abuzojnë, ka gjithë të drejtën e saj të reagojë kështu…
Ditën e djeshme ishte publikuar një lajm ku shkruhej se moderatorja ka treguar live eksperiencën e saj seksuale së bashku me “burrin” dhe një tjetër person, duke thyer gjithmonë tabutë e seksit, pasi Roza njihet si një vajzë që nuk ka frikë të eksperimentojë…
“Ça dreqin shkruajnë portalet? Më bënë të martuar, më bënë lezbike, më bënë perverse…
por mbi të gjitha më bënë qëndrën e vëmëndjes. Hajt mo, gjynah… Fali zot… s’dinë çfarë
bëjnë.” -ishte reagimi i moderatores, teksa ka treguar edhe mesazhin që i ka ardhur ku shfaqet lajmi i rremë.