Prezantuesja, Roza Lati, është siguruar edhe një herë që të rrëmbejë vëmendjen me një veprim të papritur të saj.
Bukuroshja në emisionin e saj “Why Not?” ka “ngacmuar” reperin Fero duke i kërkuar në fund ta puthë.
Pak kohë më parë qarkulloi lajmi se Roza Lati ishte në një lidhje me Feron ndonëse dyshja as nuk ishin kapur mat e as nuk kishin deklaruar gjë.
Gjithçka nisi nga një koment i një fansi të Rozës i cili në një video live e pyeste: “A është e vërtet që të ka ** Fero?”.
Roza u përgjigj se ka të dashur tjetër dhe këtë e sqaroi edhe dje gjatë emisionit.
“Hyra live në Instagram dhe komentonte një djalë O Roza a është e vërtet që të ka ** Fero? Unë ngela dhe thashë që kam 8 muaj që jam në një lidhje me një djalë tjetër, ç’i keni këto muhabete? Sa herë që futem live më bëjnë komente a është e vërtet që kam diçka me Feron. Mua më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë”, u shpreh Roza.
Pasi e puthi, nga pamja e reperit dukej sikur ai ishte në siklet… Ju si mendoni?