Pasi i dhuroi një ishull grek prej 4 milionë eurosh, agjentit të tij të sapomartuar, Cristiano Ronaldo ka publikuar të martën, videon e plotë të rregjistruar muaj më parë, kur i dhuroi një vogëlushi në sheshin Kajao në Madrid, jo vetëm një top por edhe një kujtim dhe një histori për ta rrëfyer.
Në muajin Janar, Cristiano Ronaldo vendosi të shndërrohej në një lypës, por pa u ndarë nga pasioni i tij, topi.
Me një fytyrë tjetër dhe një trup të shëndoshë, ylli i futbollit botëror ideoi këtë kamera të fshehtë, duke i lënë gojëhapur kalimtarët në Madrid, me zotësinë, shkathtësinë dhe elegancën që mbante apo godiste topin.
Askush nuk dyshoi se pas flokëve të gjatë, mjekrës dhe një trupi jo prej sportisti, të fshihej një nga sulmuesit më të njohur në botë, tre herë fitues i Topit të Artë dhe shënuesi i 62 golave në sezonin e kaluar me Real Madrid.
(VIDEO