Zayn Malik ndahet nga e fejuara

Zayn Malik dhe Perrie Edwards janë ndarë. Ish – pjesëtari i grupit “One Direction” i ka dhënë fund fejesës me këngëtaren e “Little Mix”, dy javë më parë.

Lajmi bëhet i ditur për Dailymail nga një burim pranë Edwards, që deklaron se 22 – vjeçarja po kalon një periudhë tepër të keqe për shkak të ndarjes.

Advertisement

Sipas burimit, Malik i ka dhënë fund fejesës nëpërmjet telefonit.

Malik dhe Perrie u njohën në Dhjetor të 2011, gjatë kohës që mernin pjesë në X Factor.

Çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të zërave të shumtë se, ish – këngëtari i “One Direction”, e kishte tradhëtuar Perrien në më shumë se një rast.

Gjithashtu, largimi i Malik në fillim të këtij viti nga grupi britanik, shkaktoi polemika të shumta, ku nuk munguan spekulimet se ishte lidhja e tij me Perrien, shkak për largimin nga “One direction”.