Ronaldo dhe e fejuara e tij gjobiten për shkak të fotove në instagram

Cristiano  Ronaldo dhe e fejuara e tij Georgina janë në telashe me autoritet italiane, pas disa fotove që ato vetë kanë postuar në instagram.

Çifti i famshëm kanë shkelur masat kufizuese të Covid-19, duke udhëtuar për pushime. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në një resort luksoz, në Turini të Italisë, që është me rrezikshmëri të lartë, sipas hartës epideomoligjike, në vendin fqinj. Vendi ku po pushojnë aktualisht Cristiano dhe Gerorgina është pjesë e zonave “portokalli”, që sipas rregullave në fuqi lëvizjet jashtë saj nuk lejohen, përveç për punë të rëndësishme.

Advertisement

Reagimet në rrjet kanë qënë të ashpra dhe shumë njerëz i kanë cilësuar si “pasanikë arrogantë dhe të papërgjegjshëm”. Georgina e ka fshirë foton, por gjithsesi ka imazhet kanë qarkulluar në mediat italiane, të cilat nuk i kanë kursyer aspak kritikat e ashpra.

Si pasojë e veprimeve të tyre, Cristiano dhe e fejuara e tij do të paguajnë një gjobë, që shkon deri në 400 euro, për autoritet italiane.

Reports from Portugal that Cristiano Ronaldo has proposed to Georgina Rodriguez | MARCA in English